Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria në prag largimi? Rama dhe Meta “kokë më kokë” me të besuarit e tyre

Qeveria në prag largimi? Rama dhe Meta “kokë më kokë” me të besuarit e tyre
April 05
12:33 2017

Pas takimit me aleatin Ilir Meta këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama ka thirrur në zyrën e tij Gramoz Ruçin dhe Saimir Tahirin.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta, pasi në zyrën e tij është parë të hyjë ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, një nga njerëzit më të besuar të kryeparlamentarit.

Nuk dihet ekzaktësisht tema e diskutimit, por duket se të dyja palët janë duke negociuar për mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhje dhe a do ta pranojnë apo jo kërkesën e opozitës për qeveri teknike ose do t’i qëndrojnë variantit të Metës, për qeveri “besimi”.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta, propozoi të ashtuquajturën qeveri “besimi” në mënyrë që t’i jepet fund ngërçit dhe prej disa ditësh tashmë palët duket që nuk po munden të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Gjatë ditës së sotme, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim me aleatin e tij, kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mirëpriti propozimin e Metës, ndërsa u shpreh: “Në qoftë se kjo zgjedhje është e sinqertë mirë se vjen te “Shqipëria e para””. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje