Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria Gjermane ju bën thirrje njerëzve: Furnizohuni me ushqim dhe uji, do t’ju duhen në rast sulmi…

Qeveria Gjermane ju bën thirrje njerëzve: Furnizohuni me ushqim dhe uji, do t’ju duhen në rast sulmi…
August 23
19:05 2016

Që prej viti 1989 është hera e parë që qeveria gjermane lajmëron popullsinë të furnizohet me ushqim dhe ujë, në raste fatkeqësish ose sulmesh.

Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, do të paraqesë planet për mbledhjen e kabinetit për publikun, ku dhe do të vendosë organizimin e mbrojtjes civile. Sipas raportit “FAS’ njerëzit duhet të jenë në gjendje të mbrojnë veten në raste emergjence  dhe qeveria po vepron për të siguruar ushqim, ujë, drita dhe para. Në tekstin e hartuar të Ministrisë të Brendshme shkruhet se populli duhet të trajnohet duke patur vetëm 2 litra ujë në ditë, për të provuar në qoftë se ky veprim do të ketë rezultat.

Gjithashtu, në tekstin e Ministrisë thuhet se sulmet në territorin gjerman janë kërcënuese për vendin dhe për këtë arsye duhet të bëhet mbrojtja civile. Kundërshtarët përdorin  viruse kompjuterike, me të cilat shkaktojnë dëme serioze kështu që shtetet antare në samitin e Natos janë mbledhur në Varshavë ku kanë diskutuar për të forcuar rezistencën civile, kundër kërcënimeve jokonvencionale.

Qeveria Gjermane bën thirrje për një diskurs të hapur social në lidhje me nivelin e mbrojtjes dhe kërkon gatishmërinë e qytetarëve për të pranuar rrezikun./Blitz.al/

Komento
Shperndaje