Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria fillon hetimet për tërmetin në Itali

Qeveria fillon hetimet për tërmetin në Itali
August 28
10:37 2016

Qeveria italiane është duke hetuar nëse kompanitë kanë injoruar rregullat antisizmike kur kanë restauruar ndërtesat publike.

“Të githë janë të dyshuar për një tragjedi të tillë, nuk është vetëm çështje fati. Detyra jonë është të verifikojmë nëse ka pasur përgjegjës”,- ka thënë kryeprokuroja në kryeqytetin e provincës së Rieti.

Italia ka mbajtur një ditë zie kombëtare të shtunën për viktimat që humbën jetën nga tërmeti.  Presidenti Sergio Mattarella, kryeministri Matteo Renzi  dhe qeveritarë të tjerë kanë marrë pjesë në këtë ditë.

Fokusi kryesor i hetimit gjyqësor është shkolla fillore në Amatrice, e cila u restaurua në vitin 2012. Gjithashtu, në vëmendje të qeverisë është ristrukturimi i kullës së kishës në Açumoli, pasi supozohej që kulla kishte qenë sipas standardeve antisizmike me fondet që diqeza katolike e Rietit ka marrë pas tërmetit në 1997-n.

Do të ndiqen penalisht pronarët e shtëpive që i kanë ndërtuar pa mbrojtje antisizmike dhe kanë shkaktuar vdekjen e anëtarëve të familjeve. Kryetari i komunës së Amatrice-s i ka bërë kërkesë qevërisë për të rindërtuar qytetin mesjetar.

Shperndaje