Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria dërgon demarkacionin në kuvend, Vetëvendosja përgatitet për protestë

Qeveria dërgon demarkacionin në kuvend, Vetëvendosja përgatitet për protestë
August 04
10:14 2016

Në mbledhjen e ditës së sotme, Qeveria e Kosovës ka proceduar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi për ratifikim në kuvend. Në fjalën e tij, kreu i kabinetit qeverisës, Isa Mustafa, është shprehur se demarkacioni është në rregull dhe vërtetohet se Kosova nuk ka humbur asnjë pëllëmbë tokë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kosovës  është shprehur se nëse vërtetohet për humbje territori, atëherë ekziston mundësia e rishqyrtimit, shkruan “lajmi.net”, përcjell Blitz.al.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje është duke u përgatitur për protestën e paralajmëruar sot, me qëllim parandalimin e kontrabandimit të demarkacionit. Mbrëmjen e djeshme, zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, postoi një video me mbishkrimin “Mobilizimi filloi”. /Blitz.al/

Komento