Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qesharake, edhe në Vlorë ikin dritat e stadiumit!

Qesharake, edhe në Vlorë ikin dritat e stadiumit!
December 06
17:23 2016

Ikja e dritave në stadium është ripërsëritur në stadiumin e Vlorës, pas atij “Selman Stërmasi” në kryeqytet pak ditë më parë gjatë derbit Tirana-Partizani.

Pak momente pas fillimit të ndeshjes Flamurtari-Tirana janë fikur dritat, por në ndryshim nga derbi i Tiranës, këtë herë nuk kanë vonuar dhe kanë ardhur, duke bërë që ndeshja të fillojë sërish.

Ndërkohë që një fenomen aspak pozitiv i dy ndeshjeve të sotme të Superligës shqiptare, është prania shumë e pakët e tifozëve në shkallët e stadiumit, konkretisht si në Vlorë ashtu edhe në Elbasan, ku po luhet sot ndeshja Partizani-Kukësi.

Ndeshjet e sotme janë shumë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme të kampionatit, duke qenë se të tria skuadrat, Partizani, Kukësi e Tirana, pretendojnë këtë vit për titullin kampion.

Kukësi me Partizanin do të përpiqen që të mos humbasin pasi nuk duan të shkëputen nga kryesuesit e Skënderbeut. /Blitz.al/

Shperndaje