Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeni që nuk e braktisi të zotin në momentet më të vështira

Qeni që nuk e braktisi të zotin në momentet më të vështira
May 17
09:20 2017

Jo më kot qeni përshkruhet si një kafshë besnike, që nuk të braktis e nuk të lë kurrë në baltë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në Argjentinë, ku një person kishte rënë nga pema dhe banorët e zonës lajmëruan ambulancën për ta marrë.

Jesus Hueche, 28 vjeç, nga Bahia Blanca, ra nga disa metra lartësi dhe dëmtoi qafën.

Ai e kishte të pamundur të lëvizte, deri në momentin që erdhën mjekët për ta ndihmuar.

Por kur mjekët shkuan në vendngjarje panë se ai nuk ishte vetëm.

Qeni i tij, Tony, kishte qëndruar me të gjatë gjithë kohës, duke i përkëdhelur fytyrën dhe shtrirë në gjoksin e tij.

Këto momente janë fiksuar përmes disa fotove që janë shpërndarë nga shërbimi ambulator për të prekur zemrat e njerëzve mbi atë që vetëm kafshët, kryesisht qentë, mund të bëjnë për të zotin e tyre.

Pasi është transportuar në spital, Hueche është ekzaminuar dhe është konstatuar se kishte disa dëmtime të lehta në qafë.

Pas ngjarjes, Hueche ka treguar se qeni e ndjek kudo dhe fle me të në shtrat, derisa gruaja e përzë.

“Një ditë e pamë në rrugë dhe e adoptuam, i dhamë dashuri, ushqim dhe tashmë është pjesë e familjes sonë. Njësoj si ta kishim djalë”,- ka treguar ai. /Blitz.al/

Shperndaje