Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeni hero përleshet me 4 kobra për të shpëtuar familjen kujdestare

Qeni hero përleshet me 4 kobra për të shpëtuar familjen kujdestare
July 15
16:05 2016

 

Shprehjen se qeni është miku më i mirë i njeriut, askush nuk ka arritur ta rrëzojë deri sot.

Në fshatin Sebekapur të provincës Gajapati, 400 km nga Bhubanesëar, në Indi, një qen Doberman është kthyer në heroin e vitit e ndoshta do të qëndrojë i tillë për një kohë të gjatë.

Qeni në fjalë ka shpëtuar një familje indiane nga helmimi i sigurt i 4 gjarpërinjve kobra, të cilët i ishin drejtuar banesës në orët e vona të natës. Duke tentuar të hyjnë nga gardhi, ato kishin hasur nën rezistencën e qenit, i cili është përpjekur t’i ndalonte.

Sipas autoriteteve, në vendin ku ishin përleshur kishte një sasi të madhe gjaku, që i përkiste qenit.

Heroi i familjes ishte përleshur me gjarpërinjtë për një kohë të gjatë, derisa i kishte vrarë të katërt dhe më pas kishte ndërruar jetë nga helmimi.

“Jam i tronditur. Ai ka bërë sakrificën supreme për mua dhe familjen time. Do ta mbaj mend deri në vdekje”, – shprehet kryefamiljari i përlotur. “I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe!”

Bashkëfshatarët e zonës kanë mbajtur edhe një funeral në nder të qenit dhe më pas e kanë varrosur atë me të gjitha ritualet e nevojshme.

Etiketimet
Shperndaje