Blitz

 Breaking News

Qëndroi 4 orë mes viktimave, dalin detaje të reja nga policja që vrau familjarët dhe veten

Qëndroi 4 orë mes viktimave, dalin detaje të reja nga policja që vrau familjarët dhe veten
February 20
10:39 2020

Fakte shokuese kanë dalë nga  krimi i tmerrshëm që ndodhi ditën e djeshme në Gjilan.

Mediat kosovare shkruajnë se Valdete Bllaca pasi vrau katër anëtarët e familjes së saj ka qëndruar rreth 3-4 orë në banesë me ta dhe pastaj ka vendosur të vrasë edhe veten.

Në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj shkuan në shtëpinë e familjes Bllaca, dhe në derë iu shfaq Valdetja.

Kjo e fundit i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë me disa punë. Teksa tezja dhe bashkëshorti po largoheshin nga aty, kanë dëgjuar dy të shtëna. Valdete Bllaca kishte qëlluar drejt vetes.

Valdete Bllaci, pasi i ka vrarë anëtarët e familjes, ka qëndruar rreth 3-4 orë mes kufomave.

Dyshohet se krimin e 5-fishtë ajo e kishte menduar më herët, pasi një ditë më parë kishte pyetur tezen e saj se sa para duhen për një ceremoni mortore dhe më pas i kishte dhënë asaj 12 mijë euro.

Mediat kosovare shtojnë se policja i vrau familjarët e saj me nga dy plumba në kokë.

Share