Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëlloi policin italian me gotë në fytyrë, në pranga shqiptari

Qëlloi policin italian me gotë në fytyrë, në pranga shqiptari
May 08
11:33 2016

Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi akuzohet se ka kundërshtuar dhe qëlluar me gotë në fytyrë një efektiv të policisë italiane.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 13 prill, në ambientin e një lokali, ku 23-vjeçari Fatmir Muhaj ka qenë i shoqëruar me shokun e tij 18-vjeçar, i shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Pasi ka lënë ambientet e lokalit, Mihaj është ndaluar nga efektivi i policisë dhe ka qenë duke drejtuar makinën pa leje drejtimi. Ky ka qenë dhe shkaku kryesor i konfliktit, ku fill pas debatit shqiptari  e ka dhunuar policin në bashkëpunim me shokun e tij.

Ndërkohë 23-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme në ambientet e një picerie.

Shperndaje