Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëlloi për vdekjen ish të dashurën , ndërron jetë në spital 31-vjeçari

Qëlloi për vdekjen ish të dashurën , ndërron jetë në spital 31-vjeçari
June 08
09:02 2018

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 31 vjecari nga kalimashi i Kukësit, Xhaferr Mata. Ai mëngjesin e sotëm qëlli për vdekje me pistoletë ish-të dashurën, Xhuljeta Cuni, 19 vjece nga Vinjolli i Matit pot me banim në Tiranë dhe më pasveten me një plumb në kokë.

Vajza e re, ndërroi jetë në vend, ndërsa autori u nda nga jeta sipas Opinion rreth 1:30 minuta pas ngjarjes në spital. Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 08:30 në rrugën Don Dosko, në trotuar përpara shtëpisë ku banonte e reja. Nga të dhënat e para thuhet se ata kanë qenë të lidhur por muaj e fundit, 19 vjecarja i kishte dhënë fund. Ndarja dyshohet se e ka çcuar Matën drejt aktit ekstrem.

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje