Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëlloi me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i IEVP-së Fier

Qëlloi me armën e shërbimit, arrestohet punonjësi i IEVP-së Fier
October 19
11:05 2016

Nga Anduena Llabani

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sadjol Kardhashi, 24 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier (me detyrë trupë shërbimi në IEVP Fier).

Arrestimi i këtij shtetasi, punonjës i IEVP-së (Institucioni i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve) u bë pasi gjatë natës, në lagjen “Sheq i Madh”, pasi nën efektin e alkoolit ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit tip pistoletë.

U sekuestrua arma e zjarrit në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga Neni 274 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje