Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëlloi me armë ndaj një personi, prokuroria çon për gjykim ish-kreun e Ujësjellësit të Ersekës

Qëlloi me armë ndaj një personi, prokuroria çon për gjykim ish-kreun e Ujësjellësit të Ersekës
April 24
13:37 2016

Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim ish-kreun e Ujësjellësit të Ersekës, Orest Malushi, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Hetimi ndaj tij është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg”, pasi akuzohet se më 26 shkurt 2016 ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime, në drejtim të shtetasit me iniciale Z.B, pas një konflikti banal në një lokal të zonës.

Po ashtu, akuzohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, Jeton Hida, për veprën penale të “Veprimeve që pengojnë të vërtetën” pas tentativës për të zhdukur të gjitha provat e ngjarjes, si dhe shtetasit Robert Hamzai, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë; Sergei Peshtani, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik; Fatmir Hoxha dhe Andrea Memelli.

Etiketimet
Shperndaje