Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qëllohet me armë drejt një banese në Durrës, plagoset 12-vjeçari

Qëllohet me armë drejt një banese në Durrës, plagoset 12-vjeçari
May 12
09:35 2016

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në qytetin e Durrësit, ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit, ku është qëlluar me armë në drejtim të banesës së qytetarit me iniciale D. SH.

Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur fëmija 12-vjeçar, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës shëndetësore të nevojshme, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u kap nga një plumb rikoshet.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Etiketimet
Shperndaje