Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pyjet më të mëdha në botë, ato të Amazonës po luftojnë me flakët prej 1 jave!

Pyjet më të mëdha në botë, ato të Amazonës po luftojnë me flakët prej 1 jave!
August 21
21:05 2019

Pyjet tropikale të Amazonës janë më të mëdhatë e më të dendurat në botë, prandaj e cilësojmë dhe mushkëria e botës. Por prej kohësh, ajo po lufton me vatra masive zjarri që kanë bërë që tymi të jetë i dukshëm dhe nga satelitët në hapësirë.

Agjensia Hapësinore ka treguar se që prej janarit 2019, në këto pyje kanë lindur më shumë se 72 mijë vatra zjarri, të cilat janë shtuar ditët e fundit.

Sao Paulo, qyteti më i madh i Brazilit edhe pse është më shumë se 2700 km larg tyre, u “eklipsua” gjatë ditës nga një re e madhe tymi dhe dukej kështu:

Edhe pse zjarret janë normalë gjatë sezonit të thatë në Brazil, ky vit e ka tejkaluar normën thuajse duke u dyfishuar duke ngritur alarmin ndërkombëtar. Shkaku për këtë dyshohet të jetë shpyllëzimi.

Dhe pamjet mjaftojnë për të kuptuar alarmin e situatës dhe nevojën për veprim:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje