Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Putin të hënën në Turqi, takim me Erdogan

Putin të hënën në Turqi, takim me Erdogan
October 04
19:57 2016

Zyra e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë sot me dije se ditën e hënë, Putin do të vizitojë Turqinë. Ky lajm është konfirmuar edhe nga mediat turke. Në deklaratën për mediat, këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov, bëri të ditur se më 10 tetor, Putin do të takojë në Stamboll homologun turk Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, presidenti rus do të jetë i pranishëm edhe në Kongresin Botëror të Energjisë, i cili do të zhvillohet në Stamboll. Kongresi do të zhvillojë punimet në datat 9-13 tetor.

Kjo vizitë shënon një tjetër hap që çon drejt përmirësimit marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat u acaruan së tepërmi pasi Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje