Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Putin për Fidel Kastron: Ishte një mik. Kuba e tij, shembull për shumë shtete…

Putin për Fidel Kastron: Ishte një mik. Kuba e tij, shembull për shumë shtete…
November 26
11:58 2016

Ndër figurat e rëndësishme që i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi Kubës për vdekjen e ish-liderit Fidel Kastro ka qenë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili nuk i ka kursyer aspak fjalët e mira në kujtim të ish-diktatorit.

“Kuba e lirë, e cila u ndërtua prej tij dhe aleatëve, është shndërruar në një anëtar të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar, si dhe në një shembull për shumë shtete”, – shkruan Putin në telegramin dërguar vëllait dhe presidentit aktual kubanez, Raul Kastro.

“Fidel Kastro ishte një mik i besuar dhe i sinqertë i Rusisë. Ka dhënë një kontribut për zhvillimin e marrëdhënieve tona”, – përfundon presidenti rus. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje