Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Pushooo”, Artan Lame rikthen momentin e bërtitjes së Fevziut. “Desh u bëra edhe unë për rahmet!”

“Pushooo”, Artan Lame rikthen momentin e bërtitjes së Fevziut. “Desh u bëra edhe unë për rahmet!”
May 24
11:41 2017

Kryetari i ALUIZNI-t që do të largohet nga detyra e tij, Artan Lame është rikthyer pas në kohë, ku ka kujtuar një episod para 4 vitesh gjatë emisionit “Opinion”, i cili u bë viral në internet dhe media vizive.

Me anë të një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, Lame ka publikuar edhe videon nga momenti i “shpërthimit” të gazetarit Blendi Fevziu, i cili i drejtohej me tone të ashpra.

Lame bën një krahasim edhe me të ndjerin, ish-ministrin Olldashi, duke thënë se për pak desh u bë edhe ai për rahmet, për të ironizuar kështu edhe Blendi Fevziun.

STATUSI I LAMES


M’ KOT…
Një prej të paktave të mira të Fb është se të kujton vetë ngjarje të tuat që ti i ke harruar.
Sot Fb-ja, me një nga ato mesazhet e veta elektronike e të pandjenja, më kujtoi se plot 4 vjet të shkuara kish ndodhur ai debati në “Opinion”, që s’e mora vesh kurrë se me kë e pata, me Fevziun apo me të ndjerin Olldashi.
Kaluan 4 vjet që atëherë, Sokoli u bë për rahmet dhe, për një fije, desh u bëra edhe unë. Mjafton kaq për ta kuptuar të gjithë se sa m’ kot theremi e shkulemi…
A.
P.S. Fragmentin që po sjell këtu e mora në Youtube dhe përpunimi i tij nuk është i imi. /Blitz.al/

Share