Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pushohet nga puna? Ja si e feston kompozitori Alfred Kaçinari

Pushohet nga puna? Ja si e feston kompozitori Alfred Kaçinari
February 02
16:05 2017

Një ditë pas publikimit të lajmit për pushimin nga puna në RTSH të 3 kompozitorëve të njohur, Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi e Edmond Zhulali, kanë qenë të shumta reagimet e kundëreagimet nga Departamenti i Kulturës në PD dhe vetë kreu i RTSH-së Thoma Gëllçi në intervistën që ai dha për Blitz.al.

Por vetë protagonistët e ngjarjes, 3 kompozitorët e larguar nga pozicionet e tyre, nuk kanë komentuar ende atë që po ndodh.

Kompozitori Alfred Kaçinari ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut një foto të një shishe vere me mbishkrimin: “Epo, gëzuar!”.

Duket se Kaçinari nuk është mërzitur për shkurtimin e vendit të tij të punës ose ai e ka ironizuar këtë vendim në këtë formë.

Në intervistën e dhënë për Blitz.al., kreu i RTSH-së, Thoma Gëllçi, tha se largimi i kompozitorëve nuk është bërë për shkak se janë shkurtuar vendet e punës, por sipas tij po bëhet një ristrukturim i institucionit dhe çdo departament është shkrirë.

“Të gjithë ata që kanë qenë të punësuar mund të aplikojnë sërish për të qenë pjesë e strukturave të reja. Mund të jenë ata që ishin ose disa të tjerë.  Secili prej atyre që ka dëshirë mund të aplikojë dhe më pas do të merren vendimet për punësimet e reja nga Këshilli Drejtues i RTSH-së”,- sqaroi Gëllçi.

Komento
Shperndaje