Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Punime nga OSHEE, UKT njofton: Ja zonat që mbeten pa ujë

Punime nga OSHEE, UKT njofton: Ja zonat që mbeten pa ujë
August 10
10:56 2016

Për shkak të punimeve që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen në linjat e tij, stacioni i pompimit në Qafë Mollë s’do të furnizohet me energji elektrike.

Si pasojë, pritet që të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit përgjatë orëve të ardhshme. UKT njofton se furnizimi me ujë të pijshëm do të vijojë normalisht menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike në stacionin e pompimit në Qafë Mollë.

Zonat që preken nga punimet janë:

-Sauk
-Shkozë
-Qesarakë
-Tiranë e Re
-Ali Demi
-Komuna e Parisit
-Rruga e Elbasanit
-Blloku Vasil Shanto
-Dajt

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje