Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Punëtorët e hashashit në Thumanë, minorenë. Paguheshin 1 mijë lekë në ditë

Punëtorët e hashashit në Thumanë, minorenë. Paguheshin 1 mijë lekë në ditë
October 21
19:14 2016

Nga Anduena Llabani

Punëtorët e hashashit në magazinën në Thumanë ishin minorenë që paguheshin 1 mijë lekë në ditë. Besmit Vathi ishte i pari nga 10 të arrestuarit që doli përpara trupit gjykues të Krimeve të Rënda gjatë seancës për vlerësimin e masave të arrestit.

Ai deklaroi se prej dy javësh merrej me pastrimin e bohçeve të thara të hashashit. Studenti i vitit të katërt deklaroi përpara gjykatës se nuk kishte asnjë të ardhur tjetër ekonomike. Por edhe kjo alibi e tij nuk e bindi gjykatën të ndryshojë masën e arrestit, duke e rikthyer në qeli.

Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i mitur, ka dhënë të njëjtin version ngjarje përpara gjykatës. Për shkak të moshës së tij, prokurori kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, kërkesë që u pranua nga gjykata. Për pjesën tjetër të të pandehurve, Erjon Vathi, Ali Kuçi dhe Ferit Sulaj, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”, të dyshuar për katër vepra penale, ku më të rëndat janë ajo e “Grupit të strukturuar kriminal” si dhe “Prodhim e shitje të narkotikëve”.

Pritet që nesër të dalin për vlerësim mase 6 të arrestuarit e tjerë të dyshuar si pjesa më kryesore dhe si sponsorizuesit e kultivimit të hashashit.

/Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje