Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pukë, përplaset furgoni me nxënës, 4 të plagosur

Pukë, përplaset furgoni me nxënës, 4 të plagosur
April 26
10:13 2016

Katër nxënës kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Pukë-Qelëz. Mësohet se furgoni që i transportonte është përplasur me një fuoristradë, duke shkaktuar plagosjen e katër nxënësve.

Ata janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërkohë që bëhet e ditur se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mjekët janë shprehur se nxënësit nuk kanë pësuar dëmtime serioze, por janë trembur nga aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin.

Etiketimet
Shperndaje