Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pukë, aksidentohet deputeti Pjerin Ndreu

Pukë, aksidentohet deputeti Pjerin Ndreu
April 09
13:02 2016

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, është aksidentuar sot teksa lëvizte me makinë në aksin rrugor Fushë-Arrëz – Gjegjan. Mësohet se makina me të cilën ai udhëtonte është përplasur me një tjetër mjet.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Deputeti socialist ishte në Pukë për të ndjekur nga afër referendumin e Partisë Socialiste.

Komento
Etiketimet
Shperndaje