Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet lista e zgjedhësve, ja ku mund të kontrolloni qendrat ku do votoni

Publikohet lista e zgjedhësve, ja ku mund të kontrolloni qendrat ku do votoni
May 25
12:42 2019

Më 30 Qershor do të zhvillohen zgjedhjet vendore dhe ditën e sotme Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve. Kështu, të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë nëse kanë të drejtë vote duke zbuluar dhe qendrën përkatëse të votimit.

Sipas të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtë vote kanë 3,536,015 shtetas, ndërkohë për herë të parë votojnë 132,788 qytetarë.

Si të kontrolloni të dhënat tuaja? Klikoni këtu dhe shkruani emrin, mbiemrin dhe atësinë.

Njoftimi i plotë:
Publikohet Lista Përfundimtare e Zgjedhësve, për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit
Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2017.
Për herë të parë u arrit të zbardheshin adresat e sakta për rreth 285 mijë zgjedhës, të cilët në vend të adresës së vlefshme kishin kodet 999, 888 dhe 000 në listën zgjedhore, duke i eleminuar këto kode.
Në listën e përditësuar janë hequr dublikimet dhe votuesit mbi 100-vjeçarë, si dhe emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ‘Dekriminalizimit’.
Ministria e Brendshme thekson se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.
Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.
Më pas u hartua dhe miratua Udhëzimi nr.295/1, i datës 06.11.2018 “Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.
Hapat e procesit ishin:
– ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 4 dhjetor 2018;
– ekstrakti i dytë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 3 janar 2019;
– ekstrakti i tretë i përbërësve zgjedhor u publikua më datën 1 shkurt 2019;
– ekstrakti i katërt i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 1 mars 2019;
– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua më datë 29 mars 2019;
– ekstrakti i gjashtë i përbërësve zgjedhor u publikua në datë 28 prill 2019.
Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve.
DPGJC, ashtu sikurse deri tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor që rrjedh në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
/Blitz.al/

Komento
Shperndaje