Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet dokumenti: “48 milion lekë për internetin e Bashkisë së Tiranës!”

Publikohet dokumenti: “48 milion lekë për internetin e Bashkisë së Tiranës!”
January 13
17:27 2018

Së fundmi, në mediat online është publikuar një dokument i Agjencisë së Prokurimit Publik, ku thuhet se Bashkia e Tiranës ka hapur një tender rreth 48 milion lekë të reja për shërbimin e internetit në bashki.

Internet dhe linja intranet do t’u dërgohen bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj me një fond limit prej 390.474.040 lekë të vjetra pa TVSH ose 480 milion lekë me TVSH.

Afati për ofrimin e këtij shërbimi është nga data e lidhjes së kontratës deri në 31.12.2018.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës shpenzon shuma të mëdha për internet sepse më parë, ajo hapi tender për krijimin e një ëebsite-i, ku shpenzoi 12 milion lekë të reja apo 120 milion lekë të vjetra. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje