Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohet autopsia, kjo është arsyeja që humbi jetën futbollisti Emiliano Sala

Publikohet autopsia, kjo është arsyeja që humbi jetën futbollisti Emiliano Sala
February 11
19:40 2019

Avioni ku po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibboston u rrëzua me 21 janar gjatë udhëtimit nga Nanta në Cardiff. Pak pas gjetjes së trupit të EMiliano Sala është zbuluar edhe shkaku i vdekjes. Ai humbi jetën për shkak “të dëmtimeve në kokë dhe në gjoks”. Trupi i tij arriti të nxirrej nga thellësia e detit me 4 shkurt dhe u identifikuar falë gjurmëve të gishtërinjëve. Kjo është zbuluar nga një autopsy pas hapjes së një hetimi pas vdekjes në Dorset.

Një raport i plotë i Degës së Hetimeve Ajrore nuk do të publikohet për një peirudhë prej 6 deri 12 muaj por gjithsesi një raport i përkohshëm do të dorëzohet brenda dy javësh.

Ndërkohë nuk ka informacione mbi trupin e pilotit David Ibotson i cili po drejtonte aeroplanin Piper Malibu N264DB në kanalin e Manica.

E bija e pilotit u shpreh sot për “Good Morning Britani” se familja ka arritur të mbledhë £ 140,000 për të financuar një kërkim i cili kushton më shumë se dyfishi i kësajs shume.

“Nëse keni shpresë asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë”- tha ajo. “Ai nuk do të ndalej duke më kërkuar mua. Ne e dimë se ai ka humbur jetë por e duam atë në shtëpi. Ai është një burrë i mad hi cili na mbështeti gjithmonë dhe ishte forca jonë. E kuptojmë që kushtet atmosferike në dët janë të acaruara por ju lutem të bëhet edhe një vështrim i fundit”.- ka përfunduar bashkëshortja e pilotit Nora Ibotson.

 

Komento
Shperndaje