Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikohen rezultatet paraprake për regjistrimin e maturantëve, më 6 tetor lista përfundimtare e fazës së dytë

Publikohen rezultatet paraprake për regjistrimin e maturantëve, më 6 tetor lista përfundimtare e fazës së dytë
September 20
17:19 2016

Sot, më 20 shtator janë publikuar rezultatet paraprake për regjistrimin e maturantëve. Bëhet fjalë për 6.872 të regjistruar deri në orën 16:00 të ditës së sotme, ndërkohë që AKP u ka dhënë afat sekretarive të universiteteve deri në orën 20:00 për të përmbyllur procedurat e regjistrimit.

Nga raportimet e para mësohet se në Universitetin e Tiranës kanë mbetur rreth 4.000 kuota bosh nga 5.378 kuota të miratuara, pasi vetëm 25% e maturantëve janë regjistruar në fazën e parë. Në Universitetin e Mjekësisë, nga 888 kuota kanë mbetur 260 kuota bosh. Situata paraqitet e njëjtë edhe në fakultetet e tjera, ku kuotat bosh premtojnë mundësi më të shumta për maturantët që ende nuk kanë fituar një degë.

Pritet që të mërkurën të publikohen vendet bosh dhe lista përfundimtare e fazës së dytë të publikohet më 6 tetor. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje