Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikimi i testit të matematikës së maturantëve, reagon “MASR”: E ka nxjerrë deputeti i PD-së. Prokuroria ta hetojë

Publikimi i testit të matematikës së maturantëve, reagon “MASR”: E ka nxjerrë deputeti i PD-së. Prokuroria ta hetojë
June 13
15:30 2018

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë ka reaguar pas aludimeve  se testi i Letërsisë që maturantët kanë zhvilluar ka dalë para se të publikohej nga institucioni. MASR thotë se është informuar nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga testi i Matematikës dhe i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet. Ministria thotë se testi është publikuar nga deputeti i PD Luciano Boci dhe një qytetar në Facebook.

 

 

Deklarata e MASR:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë u informua nga rrjetet sociale dhe mediat on-line lidhur me publikimin e disa fotove nga Testi i Matematikes qe u zhvillua në të gjithë vendin nga ora 10:00 -12:30. Konkretisht nga adresat në Facebook e një qytetari dhe të një deputeti janë postuar, foto te testit te matematikës, ndërsa testimi po zhvillohej në të gjithë vendin.

MASR garanton publikun se ka marre çdo masë qe parashikon ligji për të garantuar fshehtësinë dhe integritetin e testeve të maturës në fazën e hartimit dhe shpërndarjes ne 38 DAR dhe ZA, 206 mjediset ku zhvillohet provimi për 37 mijë maturantë të cilët mbikëqyren nga rreth 4300 administratorë dhe monitorues.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve e konsideron shkelje te rendë të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në RSH” dhe të akteve nënligjore, kopjimin e plotë apo te pjesshëm si dhe shpërndarjen dhe publikimin e testit.

Për këtë arsye i kërkojmë organit të prokurorisë të fillojë hetimin e menjëhershëm të dy rasteve të bëra publike online, duke mundësuar vënien përballë ligjit të shkelësve, kushdo qofshin ata.

Komento
Shperndaje