Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Publikimi i dokumenteve të fshehta, Turqia bllokon qasjen e Wikileaks në vend

Publikimi i dokumenteve të fshehta, Turqia bllokon qasjen e Wikileaks në vend
July 20
11:49 2016

Turqia ka reaguar menjëherë pas publikimit të përshpejtuar të dokumenteve nga Wikileaks. Një vendim i menjëhershëm është vënë në zbatim pas bërjes publike të 300 mijë emaileve të partisë në pushtet AKP.

Mësohet se qeveria turke ka bllokuar qasjen e Wikileaks në vend. Bordi i Telekomunikacionit dhe Mbikëqyrjes së Internetit në Turqi, ka bërë me dije se ka ndërmarrë “masa administrative” kundër kësaj organizate, duke ua bllokuar qytetarëve turq qasjen në këtë faqe, përcjell Blitz.al.

Emailet e publikuara datojnë nga viti 2010 deri më 6 korrik të këtij viti. Kjo masë u mor pas spastrimit që ndërmorri qeveria turke pas tentativës së grushtit shtetit. Rreth 50.000 ushtarë, policë, gjyqtarë, por dhe mësues janë pezulluar apo ndaluar pas tentativës së grushtit të shtetit në fundjavë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje