Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse u mbyll sërish “Lolita”?

Pse u mbyll sërish “Lolita”?
January 25
11:33 2017

“Do ta mbyllim “Lolitën”!
Do ta mbyllim faqen për ca kohë. Nuk po e mbyll as rilindja, as LSI, as i dreqi me të birin, por po e mbyllim vetë për arsye personale.
Edhe pse shumë nga ju mendojnë se ne paguhemi kjo nuk është aspak e vërtetë. Kemi edhe ne jetët tona dhe hallet tona.
Do ta shfrytëzojmë këtë periudhë si një periudhë reflektimi dhe do mundohemi të kthehemi më të mirë e të rritur.
Ju falënderojmë të gjithëve ju që na ndiqni dhe ju që bëni sikur nuk na ndiqni dhe na keni inat.
Ju duam të gjithëve në mënyrën tonë!
Ah, dhe mundohuni të mos ia shisni askujt shpirtin tuaj se është gjëja më me vlerë që keni!
Mirupafshim!
Lolita”.

Kështu shkruhej 2 ditë më parë në faqen e njohur në rrjetet sociale, që ka demaskuar për një kohë të gjatë fenomenet sociale, politike dhe jo vetëm të shoqërisë shqiptare.

Por pse u mbyll faqja “Lolita”? A është me të vërtetë arsyeja ajo që shkruhet në statusin e publikuar nga ata që kanë menaxhuar faqen “Lolita” apo ka arsye të tjera që lidhen edhe me afrimin e fushatës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Në faqen “Lolita” për një kohë të gjatë kanë shkruar disa administratorë nën një sërë pseudonimesh, si “Hank”, “Papa”, “Mazikeen” etj., që shkruanin mbi bazën e reflektimeve personale problematika të caktuara të shoqërisë, duke fituar një popullaritet të madh në pak kohë.

Kjo nuk është hera e parë që mbyllet faqja “Lolita”, pasi edhe një herë tjetër më parë, në vitin 2015, për një periudhë të shkurtër e kanë mbyllur vetë administratorët e kësaj faqeje dhe njëherë tjetër për shkak të sulmeve dhe hakerimit janë detyruar ta hapin nga e para faqen “Lolita”.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë tani me faqen e mirënjohur, që ishte kthyer në fenomen në rrjetet sociale, por shpresojmë të kthehet së shpejti, pasi dhjetëra fansa në Facebook janë duke e kërkuar sërish një faqe ku të shprehen lirisht. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje