Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse janë të mjerë njerëzit e zgjuar? Ja arsyeja

Pse janë të mjerë njerëzit e zgjuar? Ja arsyeja
May 07
12:28 2017

Në një skenë në filmin që ka fituar çmimin “Oscar”, “Çifti i lumtur”, Woodie Allen pyet një çift në rrugë se pse janë kaq të lumtur. Përgjigjja e tyre është klasike:

“Ndihem bosh zakonisht dhe nuk kam asgjë interesante për të thënë”,- thotë vajza.

“Unë ndihem njësoj”,- thotë djali.

Sipas shumë studimeve, inteligjenca dhe të qenit të lumtur shkojnë shumë rrallë bashkë.

Të qenit i edukuar, i pasur apo me arritje të tjera në jetë, nuk do të thotë se ai është domosdoshmërisht i lumtur. Madje të pasurit e këtyre gjërave mund të ndikojë që ai të jetë më pak i lumtur nga jeta.

Ka disa të vërteta te këto pohime.

Në një libër të publikuar së fundmi nga një profesor i Universitetit të Teksasit në SHBA, me titull “Pse nuk je i lumtur nëse je i zgjuar”, shpjegohet se pse njerëzit e zgjuar e bëjnë veten e tyre të palumtur, pasi e masin veten me disa arritje që është e vështirë të kapen dhe realizohen.

“Nëse merr një rritje rroge këtë muaj, do të jesh i lumtur për 1 muaj apo 2 ose ndoshta 6 muaj. Por pas kësaj, do të kërkosh me siguri një rritje më të madhe. Dhe do të duash të balancosh këto kërkesa me lumturinë tënde. Ky nuk është ndonjë burim i madh lumturie”,- shkruan ai.

Njerëzit e zgjuar tentojnë të vendosin qëllime të mëdha përpara, drejt të cilave ata orientohen. Duke qenë përherë në ndjekje të diçkaje, ata tentojnë të jenë shpeshherë jo të lumtur kur nuk u ecën ashtu siç nuk e presin.

Pra këta njerëz e çojnë veten në nivele mizerabël duke caktuar qëllime për t’u arritur që shpesh janë të paarritshme.

Asnjë person i zgjuar nuk dëshiron të jetë bosh dhe pa ide, por dëshiron të jetë i mbushur dhe ta pëlqejë atë që bën.

Prandaj ata që gjejnë lumturinë e vërtetë janë diku në mes, një mesatare që shumë persona nuk arrijnë ta gjejnë.

/Blitz.al/

Shperndaje