Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PS: Më 9 prill, referendumi i parë i një partie politike

PS: Më 9 prill, referendumi i parë i një partie politike
April 02
15:16 2016

Në një deklaratë për mediat, Partia Socialiste ka njoftuar anëtarësinë për mbajtjen e referendumit. Në këtë deklaratë thuhet se ky është referendumi i parë i një partie politike. Gjithashtu, është publikuar edhe fleta e votimit dhe pyetja për të cilën duhet të votojnë socialistët.

“Të shtunën, më 9 prill, anëtarësia socialiste voton përgjigjen e referendumin të parë të mbajtur ndonjëherë nga një parti politike në Shqipëri! Le t’i japim këtij ushtrimi demokratik vlerën maksimale, duke marrë pjesë masivisht në votim. Përgjigjja është e drejtë e secilit, pjesëmarrja është detyrimi ynë i përbashkët. Rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!”- thuhet në deklaratën e PS-së.

Komento