Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

PS, LSI dhe PD bashkojnë votat për të miratuar pr/ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

PS, LSI dhe PD bashkojnë votat për të miratuar pr/ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
September 21
14:56 2016

Nga Anduena Llabani

Pavarësisht debateve publike dhe ndjeshmërisë të publikut për çështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri, tri partitë kryesore politike, PS, LSI dhe PD, i bashkuan votat në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për të miratuar pr/ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Me të gjitha votat pro, përjashtuar abstenimin e deputeteve demokrate Mimoza Hajdarmataj dhe Irma Kopliku, këtij pr/ligji iu hap drita jeshile për të kaluar në seancën plenare të së enjtes.

Por nga ana tjetër, konsensusi mes palëve kryesore politike do të jetë më i vështirë sa i takon reformimit të sistemit të drejtësisë.

Mazhoranca dhe opozita nuk po gjejnë pikën e përbashkët lidhur me 6 pr/ligjet që pritet të miratohen si pjesë e paketës së ndryshimeve kushtetuese.

Në mbledhjen e ditës së hënë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi kanë mbizotëruar sërish dallimet në qëndrime sa i takon përzgjedhjes së anëtarëve jogjyqtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas tri orë debatesh, opozita ka parë si zgjidhje të braktisë punimet e komisionit me argumentin se po thyhet konsensusi, edhe pse mazhoranca i hedh poshtë këto pretendime.

Do të jetë seanca parlamentare e votimit të pr.ligjit të mbetjeve, por edhe ajo e votimit të 6 pr/ligjeve pjesë të paketës së reformës në drejtësi, që do të tregojë qartë qëndrimet përfundimtare të partive kryesore parlamentare në vend./Blitz.al/

Shperndaje