Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Provokimi në ajër, dy avionë rus dhe amerikan rrezikuan përplasjen

Provokimi në ajër, dy avionë rus dhe amerikan rrezikuan përplasjen
May 03
10:36 2016

Pentagon ka denoncuar incidentin e fundit, ku një avion rus ka fluturuar në mënyrë jo profesionale mbi një avion tjetër të forcës ajrore të SHBA-ve në Detin Baltik.

Avioni rus Su-27 ka fluturuar rreth 8 metra  mbi kabinën e pilotit të avionit amerikan RC-135, i cili po fluturonte në një mision rutinë.

“Ky veprim mund të kishte shkaktuar një aksident serioz për ekuipazhin”,- ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Bill Urban.

Menjëherë ka reaguar Ministria ruse e Mbrojtjes,  duke thënë se kanë ndërhyrë për arsye se avioni amerikan ka fikur pajisjen që bën identifikimin e  avionit.

“Të gjitha fluturimet të avionëve rusë në hapësirën ndërkombëtare bëhen sipas rregullave të hapësirës ajrore. Avioni amerikan kishte dy zgjidhje: ose të mos fluturonte afër kufirit tonë ose mos të fikte transponderin për identifikimin e tij”,- ka reaguar pala ruse.

Shperndaje