Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Provimi i praktikës në infermieri, mbi 10% mbetës

Provimi i praktikës në infermieri, mbi 10% mbetës
April 13
09:53 2016

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme listën me rreth 140 kandidatë që nuk kanë mundur të kalojnë me sukses provimin e praktikës, por që do munden ta ritestohen. Bëhet me dije se 10 për qind e infermierëve të rinj kanë rezultuar mbetës në provimin e aftësimit profesional. Nëse i referohemi listës së publikuar nga “GSH”, ajo që bie në sy është fakti se vetëm 12 kandidatë nga mbetësit i takojnë specialitetit fizioterapi, ndërsa pjesa tjetër janë infermirë. Ndërsa kandidatët e specialiteteve mami, teknikë imazherie, teknikë laboratori, logopedi, rezultojnë kalues.

Kalimi me sukses i këtij provimi të aftësimit profesional është kusht për hyrjen në Provimin e Shtetit, i cili është kusht për ushtrimin e profesionit.

Në 2012-n, UISH ndryshoi kushtet për hyrjen e kandidatëve të interesuar në Provimin e Shtetit. Sipas këtyre ndryshimeve, të interesuarit vec praktikës profesionale i nënshtrohen dhe një testimi profesional. Vetëm nëse vlerësohen pozitivisht në të, kanë të drejtën të regjistrohen në Provimin e Shtetit.

Testimi profesional jepet përpara një komisioni të posaçëm të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Infermierit, ku kandidatët përgjigjen me gojë dhe praktikisht. Edhe për këtë sezon, kandidati u përgjigjet pesë pyetjeve të programit të praktikës profesionale, ku secili vlerësohet me 1 deri në 25 pikë. Pikët maksimale janë 100, ndërsa për të rezultuar kalues, nevojitet sigurimi i 50 pikëve.

Komento