Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Provimi i gjuhës së huaj, AKP publikon skemat e vlerësimit

Provimi i gjuhës së huaj, AKP publikon skemat e vlerësimit
June 05
09:35 2016

Një ditë më parë, rreth 40,000 maturantë iu nënshtruan provimit të gjuhës së huaj, të cilën e kanë pasur si gjuhë të parë në shkollë. Maturantët në të gjithë vendin i janë nënshtruar provimit të detyruar të anglishtes, ose italishtes, frëngjishtes apo gjermanishtes. Niveli i vështirësisë së testit ka qenë B1 dhe maturantët kanë pasur në dispozicion 2 orë e 30 minuta për zhvillimin e tij. Testi përbëhej gjithsej nga 25 pyetje: 13 pyetje me zgjedhje dhe 12 të tjerat me zhvillim.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike skemat e vlerësimit në faqen e saj zyrtare, sipas varianteve A dhe B. Lexo këtu Maturantët mundet që të verifikojnë përgjigjet e sakta dhe rrjedhimisht të llogarisin pikët. Për të rezultuar kalues, ata duhet të kenë siguruar minimalisht 20% të pikëve të testit. Ministria e Arsimit ka bërë me dije se përgjigjet e sakta të provimit të gjuhës së huaj do të dalin brenda 10 ditëve.

Etiketimet
Shperndaje