Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestuesit te parku i liqenit, “detyrim paraqitje” për 13 të ndaluarit

Protestuesit te parku i liqenit, “detyrim paraqitje” për 13 të ndaluarit
March 30
15:00 2016

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vendosjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për 13 të ndaluarit nga policia pas përplasjes në protestën e Partisë Demokratike. Me këtë kërkesë, prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Tiranës ndërkohë që pritet zhvillimi i seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Ndër të tjera në njoftimin e policisë thuhet se pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim dhe rreth orës 11.30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe konkretisht: Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri, të shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të këndit të lojërave për fëmijë. Pjesa tjetër e protestuesve, që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputetëve që ndodheshin brenda rrethimit.

Ja emrat e 13 protestuesve për të cilët kërkohet “detyrim paraqitje”:

  1. Grigels Muçollari
  2. Indrit Hoxha
  3. Erjon Dizdari
  4. Franci Doka
  5. Gerald Metko
  6. Silvio Sheme
  7. Jurgen Kupi
  8. Soven Sheme
  9. Arlind Kajo
  10. Klejdi Kalaja
  11. Ndriçim Babasi
  12. Behar Hasa
  13. Tonin Kolth
Komento