Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestuesit sulmojnë me qese uji godinën e qeverisë së Kosovës

Protestuesit sulmojnë me qese uji godinën e qeverisë së Kosovës
August 19
18:46 2016

Qytetarët që protestuan kundër aferës “Pronto 2” kanë sulmuar me qese uji  godinën e qeverisë së Kosovës. Në këtë protestë morën pjesë qindra protestues, të cilëve u janë bashkuar edhe deputetët e VV-së.

Konkretisht, në protestë morën pjesë edhe deputetët Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina dhe Fisnik Ismaili.

Ata marshuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skendërbeu” nën thirrjet “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, “Dorëheqja nuk mjafton”.

/Blitz.al/