Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestuesit i vënë flakën zyrës së Ivanovit, 3 në pranga

Protestuesit i vënë flakën zyrës së Ivanovit, 3 në pranga
April 13
22:38 2016

Vendimi i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për të amnistuar politikanët e përfshirë në krimin zgjedhor ka shkaktuar protesta masive. Sipas informacioneve në terren, protestuesit mësohet se i kanë vënë flakën zyrës së presidentit Ivanov, e cila ndodhet në qendër të Shkupit, për t’iu drejtuar më pas Ministrisë së Drejtësisë dhe selisë së VMRO-së. Mësohet se ata kanë gjuajtur me gurë edhe në drejtim të autobusëve të transportit urban.

Ata kanë thënë se presidenti “mund t’i falë kriminelët, por këtë nuk do ta bëjë populli”.

Policia ka ndërhyrë për të qetësuar situatën e shkaktuar nga revolta e qytetarëve. Pas hedhjes së koktejve molotov në zyrën e Ivanovit, protestuesit i janë drejtuar edhe selisë së VMRO-DPMNE-së. Sipas “Iliria News Agency”, policia ka arrestuar tre protestues përpara kësaj selie, mes të cilëve një femër.