Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestuan, marshuan, fituan! Qeveria merr vendim për dëmshpërblimet

Protestuan, marshuan, fituan! Qeveria merr vendim për dëmshpërblimet
March 01
14:14 2017

Pas 18 ditë greve, 4 ditë marshimi dhe 4 net të gdhira në sheshin para Ministrisë së Energjetikës, banorët e Zharrëzës fituan.

Sot qeveria vendosi të bëjë vlerësimin e përshpejtuar të dëmeve në banesat e Zharrëzës.

Lajmi është dhënë nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë një konference për mediat, ku u shpreh se në datën 27 shkurt është urdhëruar “Bankers” të ndalojë operacionet në Zharrëz. Sipas tij, do të adresohet problematika në Zharrëz e jo vetëm. 

Po sot, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka firmosur urdhrin që kërkon evidentimin e plotë të dëmeve në mjedis, përcaktimin e shkaqeve, rehabilitimin e zonës dhe dëmshpërblimin e plotë të banorëve.

“Jemi paragjykuar nga të gjithë përgjatë gjithë kësaj periudhe. Marshuam, bëmë grevë. Por sot kjo fitore është e të gjithëve. Falënderojmë të gjithë ata që na përkrahën, na qëndruan pranë në këtë rrugë të vështirë. E prisnim këtë vendim, tani presim zbatimin e tij”,- tha Qani Rrethi, drejtuesi i grevës dhe marshuesve. /Blitz.al/

 

Shperndaje