Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestë përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të digave në Vjosë

Protestë përpara Kryeministrisë kundër ndërtimit të digave në Vjosë
May 20
17:30 2016

Protestues nga lugina e Vjosës së bashku me ushtrues të sportit të kajakut, kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë kundër ngritjes së hidrocentralit në Vjosë. Simbol i kësaj proteste ishte një kajak ku protestuesit dhe ushtruesit e këtij sporti nga vende të ndryshme të botës, kishin hedhur firmat e tyre.

Kajaku mbante mbishkrimin “I dashur Edi Rama – ndaloni projektet e digave në Vjosë dhe krijoni një Park Kombëtar për lumin e fundit të egër të Europës!” Pavarësisht tentativës për t’ia dorëzuar kajakun kryeministrit Rama, ata nuk janë lejuar tu afroheshin shkallëve të institucionit.

Protestuesit kanë theksuar se nuk do lejojnë finalizimin e këtij projekti që prek pronën e tyre.

Etiketimet
Shperndaje