Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pankarta: “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë!”

Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë, pankarta: “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë!”
November 21
10:36 2016

Një grup të rinjsh kanë zhvilluar protesta mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata kanë bllokuar hyrjen e institucionit dhe  kanë gjuajtur me vezë, paracetamol dhe domate ministrin Ilir Beqaj. Me protestën e tyre, të rinjtë nuk po lejonin që ministri Beqaj të hynte në zyrë. Ata e kanë quajtur “hajdut”, teksa mbanin në duar banderola ku shkruhej: “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë!”. Protestuesit janë përplasur edhe me policinë.

Kjo protestë vjen pak ditë pas publikimit të audio-përgjimit të ministrit Beqaj në një bisedë telefonike me vartësin e tij./Blitz.al/

Komento
Shperndaje