Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta për mbetjet, reagon Rama: Jeni gabim!

Protesta për mbetjet, reagon Rama: Jeni gabim!
October 01
14:22 2016

Ditën e sotme në kryeqytet është zhvilluar protesta kundër ligjit  të mbetjeve të miratuar në kuvend. Qytetarët kanë protestuar me kartonë të kuq në duar, duke simbolizuar kështu votën e tyre kundër importit të mbetjeve.

Më herët, nga asambleja Rama theksoi se ligji i mbetjeve është i domosdoshëm. “Ligji për mbetjet, i domosdoshëm dhe tërësisht konform ambicies sonë për një Shqipëri më të pastër. Kush kujtohet për çfarë kemi thënë kur kërkonim reformën territoriale, një nga pikat ka qenë që na duhet kjo reformë për të kaluar në një fazë racionale të menaxhimit të mbetjeve”,-­ tha Rama.

Sakaq kryeministri u ka dhënë sërish një përgjigje protestuesve të sotëm përmes një statusi në Twitter.

“Çdo qytetari mes protestuesve sot që mendon se e do Shqipërinë më të pastër se unë i them: Je gabim! Ligji i shërben pikërisht qëllimit tënd”, – citohet në mesazhin e Ramës./Blitz.al/

edi

Shperndaje