Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta në Pogradec, banorët: “Të anulohet koncesioni që jep 200 hektarë tokë”

Protesta në Pogradec, banorët: “Të anulohet koncesioni që jep 200 hektarë tokë”
March 25
14:01 2016

200 banorë të fshatit Zagorçan në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme për të kundërshtuar një koncesion të qeverisë , i cili i jep një shtetasi nga Tepelena 200 hektarë tokë në zonën e quajtur “Luadhi i Çelos”. Ata kanë bllokuar për gati 30 minuta rrugën nacionale Pogradec-Korçë, duke mos lejuar kalimin e automjeteve.

Sipas tyre, ky është një paralajmërim për qeverinë për anulimin e këtij koncesioni ose në të kundërt protestat do të shtohen, duke pohuar se do të marrin masa vetë për të mos lejuar punimet.

Sipas banorëve, zotëria me vendim qeverie ka zaptuar tokat e fshatit që banorët i punonin dhe i mbillnin vetë.

 

 

Komento
Shperndaje