Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta në Charlotte pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë, 12 policë të plagosur

September 21
13:04 2016

...

Disa protesta shpërthyen në Karolinën e Veriut pasi një oficer qëlloi për vdekje një njeri me ngjyrë. Turma u mblodh mbrëmjen e së martës teksa thërriste “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Ata qëlluan me shishe me ujë dhe gurë në drejtim të oficerëve që përpiqeshin të kontrollonin protestuesit.

Demonstruesit shkatërruan makinat e policisë të parkuara rreth bllokut të banesave ku u ndodhi sulmi me armë. Ndër ta, një njeri me ngjyrë i zemëruar qëlloi në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur 12 policë.

43-vjeçari Keith Lamont Scott mbeti i vrarë gabimisht të martën, teksa policia kishte në shënjestër një tjetër person. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje