Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Protesta kundër plehrave”, aktivisti: “Më çuan në komisariat vetëm se bërtita!”

“Protesta kundër plehrave”, aktivisti: “Më çuan në komisariat vetëm se bërtita!”
November 24
10:07 2016

Protesta kundër importit të plehrave ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe u lajmërua në media se dy aktivistë u shoqëruan në polici. Njëri prej tyre ka folur për News 24, duke treguar arsyen se pse e dërguan në komisariat dhe se si disa oficerë policie kanë shkaktuar dëme në dorën e mikut të tij.

“Rreth orës 7 të mëngjesit u paraqitën forca të shumta policie për të zhvendosur paletat e shtruara në tokë që ne i kishim vënë gjatë natës për të mos u ulur në trotuar. Policia kërkoi t’i zhvendosnim, ne kërkuam që të paktën edhe 1 orë të qëndronin paletat aty sepse nuk bllokonin rrugën. Njëri nga oficerët e policisë ka tërhequr me forcë një nga protestuesit. Gjatë kësaj ndërhyrjeje ai ka pësuar edhe një traumë në dorën e djathtë. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 1m punonjësit e policisë patën një sjellje shumë profesionale dhe të edukuar. Nuk më është dhënë arsyeja e shoqërimit. Por besoj se një nga arsyet e shoqërimit tim ishte se i kërkova të mos bërtiste”, – ka thënë Mirel Elezi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje