Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta kundër “Demarkacionit” në Prishtinë, Kuvendi e heq nga rendi i ditës

Protesta kundër “Demarkacionit” në Prishtinë, Kuvendi e heq nga rendi i ditës
September 01
15:01 2016

Protesta e zhvilluar ditën e sotme jashtë ambjentit të Kuvendit të Kosovës ka shtyrë votimin për “Demarkacionin” me Malin e Zi. Kuvendi ka hequr nga rendi i ditës projektligjin  ‘Ratifikimi e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi’. Ky vendim është marrë pasi Lista Serbe nuk është prezente në sallë, duke bërë të pamundur kalimin për miratim të projekligjit. Sipas burimeve të zeri.info Kuvendi ka shtyrë diskutimin për këtë çështje për një ditë tjetër, ndërsa nuk dihet ende data. Ndërkohë seanca do të vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar protesta kundër vendosjes së kufirit me Malin e Zi. Njëra prej deputeteve Donika Bujupi u vu në pranga teksa po hynte në Kuvend pasi i ëhstë gjetur në rroba gaz Molotov. Mediat shkruajnë se dhe deputetja Aida Dërguti është arrestuar në tualetin e Kuvendit. Sipas burimeve ajo është kapur duke nxjerrë bombolën e gazit lotsjellës nga trupi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje