Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta e opozitës, Basha: “Deklaroj në emër të të gjithë opozitës, se nuk do të ketë marrëveshje”

Protesta e opozitës, Basha: “Deklaroj në emër të të gjithë opozitës, se nuk do të ketë marrëveshje”
April 13
18:35 2019

Opozita është rikthyer sërish në protestë masive  për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera protesta e sotme zhvillohet pasdite.

“Sot koalicioni i opozitës është kolaicion i maxhorancës absolute. Unë PD e dimë fare mirë që ky  mandate besimi që vjen nga shumca e përjashtuar dhe e grabitur e dhunuar shkon përtej nevojës acute për rrotacion politik”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha që po flet para protuestuesve.

Në emër të të gjitha partive politike në koalicionin opozitar, Basha ka deklaruar se nuk do të ketë një marrëveshje me të korruptuarit, sikurse në majin e 2017-tës.

“Që sot e tutje ju (qeveria) nuk jeni më shteti, por antishteti. Ju nuk jeni ligji, jeni antiligji. Nuk jeni drejtësia, por padrejtësia. Që sot sovrani i derdhur në këtë shesh është ligji, drejtësia dhe shteti. Vëllezër dhe motra, kjo protestë e 9-ta në 8 janë është prova pse Shqipëria këto 8 javë ka ndryshuar. Banda e Ramës që është pasuruar me djersën tuaj duan t’ju bëjnë të besoni se kjo nuk është një betejë e vërtetë, por thjeshtë një betejë e radhës që do zgjidhet me marrëveshjen e radhës. Dua të deklaroj sot me zërin tim në emër të të gjithë opozitës se nuk do të ketë marrëveshje. Nuk jemi këtu për kalkulime elektorale, por për ju, pavarësisht bindjeve politike”, u shpreh Basha.

Komento
Shperndaje