Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Protesta e 8 dhjetorit, gjykata shfuqizon gjobat e Bashkisë ndaj PD-së

Protesta e 8 dhjetorit, gjykata shfuqizon gjobat e Bashkisë ndaj PD-së
September 26
13:28 2016

Gjykata Administrative ka marrë vendimin për shfuqizimin e gjobave që Bashkia e Tiranës vendosi ndaj Partisë Demokratike pas protestës së opozitës më 8 dhjetor.

Në vendimin e saj, Gjykata Administrative është shprehur se gjoba ndaj PD-së është e paligjshme dhe si rezultat është marrë vendimi për shfuqizimin e saj.

Bashkia mori vendimin për gjobitjen e PD-së për shkak të dëmeve të shkaktuara nga protestuesit dhe shkatërrimit të bunkerit-muze prapa Ministrisë së Brendshme.

Nga përllogaritjet e Bashkisë së Tiranës, dëmet janë përllogaritur në plot 163 milionë lekë të vjetra. /Blitz.al/

Komento