Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prostitucioni në zonën e ish-Bllokut, në pranga 7 persona

Prostitucioni në zonën e ish-Bllokut, në pranga 7 persona
March 24
10:07 2016

7 persona janë ndaluar nga policia e kryeqytetit nën akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Mustag” është zhvilluar gjatë natës, ndërkohë që hetimet kishin 9 muaj që kishin filluar. Policia ka zbuluar bazën ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm dhe ka vënë në pranga shtetasit e mëposhtëm:

Nik Gjonikaj, i dënuar më parë për prodhim e shitje narkotikësh.

Melsi Mita

Aureta Boja

Bledian Nurja

Domenika Doka

Hajredin Sula

Besnik Manka

Nik Gjonikja dhe Bledian Nurja kanë rezultuar se ishin tutorët e Domenika Dokajt dhe Aureta Bojaës, vajzat që ushtronin prostitucion për shumat 100 deri 300 euro.  Shtetasit Sula dhe Mita kanë qenë klientët, të cilët janë arrestuar bashkë me vajzat dhe tutorët e tyre. Në vijim të operacionit po hetohen edhe disa hotele në Tiranë për vënie në dispozicion të ambientit për aktivitete të jashtëligjshme.

Komento
Shperndaje