Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Propozoi ndalimin e përhershëm të hyrjes së refugjatëve, kryeministri australian përballet me kritika të shumta

Propozoi ndalimin e përhershëm të hyrjes së refugjatëve, kryeministri australian përballet me kritika të shumta
October 31
17:50 2016

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, u shpreh se do të dërgojë së shpejti në parlament projektligjin që do të pengojë hyrjen e refugjatëve me barka i drejtohen Australisë. Sipas tij, ky është paralajmërimi më i fortë drejtuar trafikantëve dhe refugjatëve që zgjedhin rrugën e paligjshme për të përfituar azil.

Ky projekt i ri, që pritet të ndalojë ndjeshëm trafikun e qenieve njerëzore, është pritur me kritika të shumta.

Kreu i Partisë së Gjelbër në Australi, senatori Richard Di Natale, e cilësoi projektligjin si “barbar”. Ai tha se një numër i madh refugjatësh që mund të ndalohen kanë të afërmit e tyre në Australi, të cilët rrezikojnë të mos i shohin sërish nëse legjislacioni miratohet. Edhe avokatë të këtyre refugjatëve kanë shprehur kundërshtimin e tyre për projektligjin. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje